Nis protesta e BDI-së në Tetovë

Nga Xh M
1,205 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 11 korrik Zhurnal.mk – Ka nisur protesta e organizuar nga BDI-ja në Tetovë, ku po marrin pjesë drejtues të lartë të partisë, funksionarë dhe anëtarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

Në protestë janë të pranishëm figura të larta të partisë, të cilët i janë bashkuar protestës së bashku me aktivistë dhe simpatizantë.

Protesta po zhvillohet në Tetovë nën organizimin e BDI-së kundër vendimit të gjykatës kushtetuese e cila vendosi të rikthej emrat e vjetër në Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër