Nis sot Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

Nga D. V.
1,116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shkruan Begaj.

Presidenti nënvizoi se jemi të “inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shpresojmë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë”.

“Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, shkruan Begaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër