Njejtë si Bullgaria, Plenkoviq i nxjerë kushte Malit të Zi para anëtarësimit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 7 qershor Zhurnal.mk – Mali i Zi mbetet kandidati më serioz për t’u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian, por për të arritur këtë objektiv duhet të përmbushë disa kërkesa dypalëshe të paraqitura nga Kroacia.

Këto kërkesa u bëjnë të ditura nga kryeministri kroat, Andrej Plenković, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat.

Kroacia kërkon kompensimin e ish-të burgosurve të kampeve të luftës dhe rregullimin e kësaj çështjeje përmes një marrëveshjeje të veçantë dypalëshe. Gjithashtu kërkohet zgjidhja e çështjeve pronësore të familjeve kroate, statusi i pllakës përkujtimore në ish-kampin Morinj, si dhe përcaktimi i pronësisë mbi anijen shkollore “Jadran”.

Ndër kërkesat e Zagrebit janë edhe përcaktimi përfundimtar i kufirit mes dy shteteve, ndjekja penale e autorëve të krimeve të luftës dhe avancimi i procesit të kërkimit të personave të zhdukur.

Kroacia pret vazhdimin e dialogut konstruktiv dhe përparim të dukshëm në negociatat për të gjitha këto çështje.

Kërkesat kanë shkaktuar reagime të forta në Mal të Zi, ku një pjesë e opinionit publik dhe aktorëve politikë i kanë cilësuar ato si ultimatume dhe jo si pjesë e një dialogu partneriteti mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura