Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministeriali mblodhi përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse për të diskutuar mbi forcimin e kontributit dhe kapaciteteve të përbashkëta për sigurinë rajonale, përballimin e sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta, si dhe koordinimin e politikave dhe përpjekjeve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, ministri Nufi nënvizoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në kuadër të bashkëpunimit rajonal në mbrojtje e siguri.

“Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke kontribuar në konsolidimin e një hapësire evropiane më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar. Në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, vendi ynë vijon të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore (Central European Defence Cooperation – CEDC) është një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes,  i përbërë nga shtetet e Evropës Qendrore: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia, e cila mban këtë vit presidencën e këtij viti. Ndërkohë,  Polonia ka një status vëzhguesi në këtë format bashkëpunimi.

CEDC përfaqëson një platformë sigurie dhe mbrojtjeje për pjesëmarrësit, me qëllim diskutimin, zhvillimin dhe promovimin e interesave të përbashkëta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër