Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Nga Xh M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës me intensitet të lehtë vërehen në Mavrovë, por për momentin nuk paraqesin pengesa për zhvillimin e trafikut, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër