Nuk kalon propozimi për 100 mijë euro për “Prishtina Parking”

Nga Xh M
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 qershor Zhurnal.mk – Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk ka votuar per ndarjen e 100 mijë eurove për ndërmarrjen “Prishtina Parking”.

Pro këtij vendimi ishin vetëm nëntë asamblistë, ndërsa 14 votuan kundër.

Nga udhëheqja e Komunës kanë thënë se 100 mijë eurot kërkohen për shkak të telasheve financiare, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Financiare. Është thënë se kjo shumë do të ndihmonte deri në përfundimin e procedurave të ndryshimit të rregullores së ndërmarrjes.

“Për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme ndryshimeve që detyrimisht jemi futur ndryshimeve, që një kohë është ballafaquar me probleme financiare. Një propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve në vlerë 100 mijë euro. Kërkoj që të mbështetet ky vendim, për faktin që deri të përfundoj procedura e ndryshimit të rregullores, të aprovohet kjo mbështetje financiare për ndërmarrjen”, ka thënë nënkryetari Florian Dushi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër