Nuk kërkoi mjek dhe humbi jetën dy ditë pas aksidentit me traktor

Nga Xh M
1,585 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vinicë, 9 qershor Zhurnal.mk – Një 71-vjeçar nga fshati Dragobrasht i Vinicës ka ndërruar jetë dy ditë pasi kishte pësuar një aksident me traktor dhe ishte kthyer në shtëpi pa kërkuar ndihmë mjekësore.

Rasti është raportuar më 8 qershor në Stacionin Policor të Vinicës, pasi një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore njoftoi se tek ata ishte sjellë V.A. (71), i cili u kishte nënshtruar plagëve pavarësisht përpjekjeve për reanimim.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur më 6 qershor në orët e mbrëmjes në një rrugë lokale në fshatin Dragobrasht. Teksa drejtonte traktorin, V.A. kishte dalë nga rruga, por pas aksidentit ishte kthyer në shtëpinë e tij pa kërkuar ndihmë mjekësore, njofton TS.

Dy ditë më vonë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, djali i tij e kishte dërguar në spitalin e Vinicës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Nga aty ishte dërguar në spitalin e Koçanit, por gjendja e tij ishte përkeqësuar shpejt.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore tentoi ta reanimonte, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen.

Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, ekipet e SPB Vinicë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër