Nuk miratohet propozim-ligji për rritjen e pagës minimale në Kuvendin e Maqedonisë

Nga D. V.
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Në seancën e sotme në Kuvend, u refuzua projektligji i propozuar nga deputetët e LSDM-së për rritjen e pagës minimale.

Nga 95 deputetë të pranishëm, 63 votuan kundër propozim ligjit, 19 për, ndërsa nuk kishte të abstenuar

Propozimi për rritjen e pagës minimale në 36.960 denarë (600 euro) nga marsi 2026 deri në mars 2027 ishte dje në rendin e ditës të seancës së Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike.

“Rritja e pagës minimale në 600 euro duhet të ndodhë nëse duam një jetesë të denjë dhe normalitet shoqëror”, thanë nga LSDM.
Disa deputetë thanë se rritja e kostos së jetesës gërryen drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve.

OBRM-PDUKM ka propozuar ndryshime ligjore për të ulur pagat e nëpunësve civilë. Fondet e kursyera, thonë ata, do të ripërdoren për shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

Ndryshimet mbulojnë pagat e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në degën ekzekutive, gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe kryetarëve të komunave. Masat e propozuara parashikojnë një ulje të koeficientëve për zyrtarët shtetërorë, si dhe një shkallë të re pagash për kryetarët e komunae bazuar në numrin e banorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër