Nuk shkonin në punë, kurse merrnin rregullisht rroga mujore

Nga B.M
576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Ish-kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ka lejuar që të “avullohen” 130 mijë euro nga buxheti i komunës

Ish-kryetari i komunës së Kërcovës Fatmir Dehari, është denoncuar për keqpërdorimin e dëtyrës zyrtare, që kur policia ka konstatuar se me vite të tëra iu ka paguar paga mujore njerëzve të cilët fare nuk kanë shkuar në punë, gjë me të cilën e ka dëmtuar buxhetin e komunës për rreth 130 mijë euro.
Kallëzimin penal e ka parashtruar “OVR Kicevo”, që përfshinë periudhën kohore 2021-2025, kur Dehari e ushtronte funksionin e kryetarit të Komunës.
Sipas policies, zoti Dehari kishte lidhur kontrata për punësim me 4 persona, në kundërshtim me dispozitat ligjore, kurse më pastaj Iu ka mundësuar me muaj, por edhe me vite, që të mos paraqiten në vendin e punës, ndërkohë që pagat mujore I kanë marrë rregullisht nga arka e komunës. (plusinfo.mk)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër