Zjarrfikësit në luftë me zjarret

Nga Xh M
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht Zhurnal.mk – Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonën me rrezik të lartë nga zjarret. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza Muhamed Ali, vetëm Mali Sharr dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, është regjistruar rrezik më i ulët nga zjarret. Përqindja më e madhe e zjarreve shkaktohen nga njerëzit.

“Momentalisht në territorin e RMV-së janë aktiv 6 zjarre. Në komunën e Velesit, në komunën e Studeniçanit, në komunën e Dollnenit, në komunën e Prilepit, në komunën e Tetovës dhe në komunën e Brodit. Momentalisht zjarri më i rrezikshëm apo me më shumë hov është në komunën e Studeniçanit. Momentalisht i gjithë shteti është në rrezik përveç Malit Sharr. 90% janë faktori njeri, disa janë të qëllimshme disa janë të paqëllimshme.” – Sinkron-Muhamed Ali (Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza).

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelojnë që qytetarët të kenë kujdes maksimal.

“Apeloj që qytetarët të jenë shum më të kujdesshëm, pasi mjafton vetëm një shkëndijë për të shkaktuar një katastrofë të vërtetë”. – Sinkron-Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim).

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në vende të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër