​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 25 shtator, nga ora 17:00 do të organizohen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku kjo organizatë ka degët e saj.

Sipas njoftimit, protesta në Prishtinë do të mbahet nga ora 21:00, ndërsa OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe, siç thuhet, vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka bërë të ditur se do të mbështesë çdo protestë që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues.

Në njoftim, OVL-UÇK u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve të spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të nisin sa më parë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër