Partia Demokratike thërret më 30 maj Kuvendin Kombëtar

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 prill, Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00.

Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës.

Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse.

Në agjendë përfshihen platforma për digjitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë.

Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

artikuj të ndërlidhura