Tiranë, 31 gusht Zhurnal.mk – Pas heqjes së non gratës, burime për CNA bëjnë me dije se kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë nga Ambasada e SHBA vizën për të udhëtuar drejt Amerikës.
Në 11 qershor të 2026, Shtetet e Bashkuara i kanë hequr “non grata”-n kreut të PD-së, Sali Berisha. Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara më 19 maj 2021.
Vendimi u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e përfshiu atë dhe familjen e tij në listën e personave të padëshiruar, duke i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion dhe minim të demokracisë në Shqipëri.
Vetë kryetari i PD-së përmes deklaratave publike ka bërë me dije se, do të shkojë në Teksas në një konferencë të Partisë Republikane Amerikane./ CNA
