Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Nga Xh M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 31 gusht Zhurnal.mk – Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin Nr. 639, datë 27.8.2026, për transferimin e pronësisë së 89,652% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” sh.a., në likuidim, nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit te Bashkia Shkodër.

Sipas vendimit të firmosur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, transferimi përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë në momentin e hyrjes në fuqi të aktit.

Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, ngarkohen zyrtarisht Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Bashkia Shkodër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër