PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

Nga D. V.
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Partia Demokratika ka depozituar sot kërkesën për një interpelancë urgjente me Kryeministri Edi Rama, lidhur me kërkesat e paraqitura gjatë këtyre ditëve nga protestuesit.

Partia Demokratike në kërkesën e saj argumenton se, “prej datës 31 Maj 2026 e në vijim, në Shqipëri, qytetarë të paanagazhur politikisht, kanë thirrur protesta masive, që morën shkak nga mungesa e plotë e transparencës mbi një projekt zhvillimi në një zonë të mbrojtur.

“Ndër të tjera, qytetarët kanë paraqitur 5 kërkesa, që përfshijnë: Dorëheqjen e Qeverisë; Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike; Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare”, lexohet në shkresën e PD.

“Është evident fakti që zëri i qytetarëve është dëgjuar nga isntitucionet europiane, ku së fundmi në seancën plenare të Parlamentit Europian, shumë eurodeputetë kanë diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri nisur nga protesta masive e qytetarëve” vijon shkresa.

“Vetë Parlamenti Europian, në datën 17 Qershor 2026, ka miratuar Rezolutën P10_TA(2026)0217 “Mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025”. Ndër të tjera, në këtë Rezolutë, parashikohet se Parlamenti Europian:

Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i Shqipërisë për Investimet Strategjike i vitit 2015 është zgjatur, duke pasur parasysh se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktim të kontrollit mjedisor, gjë që rrezikon të ketë ndikime negative mbi zonat e mbrojtura dhe zona të tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”.

“Thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave. Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE”, lexohet në shkresë.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet sa më lart, në kushtet kur kërkesat e qytetarëve shqiptarë që protestojnë janë gjetur të drejta edhe nga vetë Parlamenti Europian, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, në seancën plenarë më të parë, për të informuar Kuvendit mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në Rezolutën e Parlamentit Europian për 3 pikat më sipër, që rezultojnë të jenë gjithashtu kërkesa të qytetarëve që prej rreth 3 javë protesojnë në mënyrë paqësore”, përfundon shkresa e Partisë Demokratike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër