Rama: Objektiv strategjik hapja e një linje direkte ajrore me SHBA

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë direkt Tiranë-Toronto, një tjetër urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kanadasë, që afron më shumë qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar përtej Atlantikut.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e hartës së fluturimeve transoqeanike, diçka që deri dje do të dukej si një fantazi e shfrenuar, ndërsa sot është kthyer në realitet falë uljes në Aeroportin e Rinasit të avionit të parë që mbërriti nga Kanadaja, konkretisht nga Toronto.

Kryeministri theksoi se fluturimi ishte plot, ndërsa iu drejtua përfaqësuesve të kompanisë ajrore duke u shprehur se shqiptarët janë të parët në dy gjëra, në dërgimin e mesazheve në telefon dhe në udhëtimet me avion.

“Pa diskutim që linja juaj do të jetë shumë e suksesshme. Megjithatë, për ne kjo është tashmë një arritje e realizuar dhe i përket së kaluarës, edhe pse e kaluara është vetëm kjo paradite”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se objektivi strategjik i radhës është hapja e një linje direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe në raport me këtë objektiv është bërë një përparim i konsiderueshëm dhe mund të them se jemi shumë më afër finalizimit sesa mund ta imagjinonim vetëm pak vite më parë”, deklaroi Kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër