Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesë te kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, për vazhdimin e seancës të premten, më 14 gusht, në ora 11:00, raporton Ekonomia Online.
Gruda tha se kërkesa është bërë për respektimin e Kushtetutës, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, duke theksuar se kjo e fundit kërkon mbajtjen e mbledhjes ose vazhdimin e saj çdo 48 orë.
“Ne sapo kemi dorëzuar, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për mbajtjen e vazhdimit përkatësisht të seancës konstituive për nesër, datë 14 gusht, në ora 11:00, siç kërkon rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Sepse rregullorja, siç dihet tashmë, kërkon që të ketë mbledhje ose vazhdim mbledhjes çdo 48 orë. Ne kemi dorëzuar këtë kërkesë për të kërkuar respektimin e Kushtetutës, artgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullores së punës së Kuvendit. Ju tashmë e dini që afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar. Është shkelur Kushtetuta, është shkelur artgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, siç ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkelja e afatit ose kalimi i afatit për konstituim nuk e shuan detyrimin që kemi ne si deputetë për ta konstituar Kuvendin, qoftë edhe mbas afatit, Kushtetues, sepse Gjykata ka thënë që mos respektimi i afatit nuk e shpërndan Kuvendin”, tha ai.
Sipas Grudës, Kuvendi duhet të konstituohet edhe pas kalimit të afatit, ndërsa përgjegjësia për thirrjen e vazhdimit të seancës i takon kryesuesit Avni Dehari.
“Pra, Kuvendi duhet të konstituohet në çdo rast, dhe ne jemi deputetë të betuar, deputetë me mandat dhe funksion të plotë, dhe këtë funksion po na e pamundëson me ushtru lëvizja vendvendosje. Unë nga këtu, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje deputetit Albin Kurti që ta lejojë z. Daari të thërrasë mbledhjen në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Z. Dehari është kryesuesi i seancës konstituive vetëm për një cilësi, vetëm për shkak të moshës së tij. Për asnjë gjë tjetër”, tha ai.

Gruda tha se Dehari nuk duhet të bëjë vlerësime politike apo të presë marrëveshje mes partive, por të kryejë rolin e tij procedural.
“Atij nuk i takon të japë asnjë vlerësim politik. Atij nuk i takon të komentojë marrëveshjet politike eventuale. Ai ka një rol teknik, për të thirrur seancën, në përputhje me rregulloren, dhe për ta realizuar atë seancë. Kushtetuta e Kosovës nuk është statut i lëvizjes vendvendosëse. Që të varet nga vullneti politik i vendvendosës zbatimi i saj. Kushtetuta e Kosovës është akt që duhet të i nënshtrohet subordinohet çdo aktivitet politik, jo e kundërta. Nuk mundet një aktivitet politik në këtë rast mungesa e një marrëveshje politike të subordinojë Kushtetutën e Kosovës, të suspendojë zbatimin e saj. Prandaj ne jemi sot këtu për të kërkuar thirrjen e një seance të re, vazhdimit të seancës përkatësisht për të vënë në vend Kushtetueshmërinë ligjshmërinë dhe për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, duke komentuar mundësinë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, Gruda tha se nuk mund të kërkohet interpretim i një aktgjykimi që tashmë është interpretuar nga kjo gjykatë.
“Në Gjykatë Kushtetuese dërgohen për interpretim normat përkatësisht ne ne tek Kushtetuta e Kosovës. Në Gjykatë Kushtetuese në asnjë vend normal nuk dërgohet për interpretim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Se do të ishte të kërkosh interpretim mbi interpretimin. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një interpretim. Edhe ka thënë që brenda 30 ditëve, jo vetëm duhet të fillohet, por duhet të kryhet konstituimi. Do të ishte absurde me dërguar interpretimin për interpretim. Sepse pushteti e bën me kriju këtë absurditet. Me thënë “çoni për interpretim” edhe njëherë interpretimin. Më falni, kjo është qesharake. Nuk po them ju, por kjo është qesharake kërkesa që bëhet prej pushtetit. Që të kërkohet interpretim mbi interpretimin. Për sa i përket diskutimit publik se nuk paska pasoja nga shkelja e afatit, s’paska përcaktuar Kushtetuta e Kosovës. Edhe kjo është një njohje, një mungesë e njohjes elementare të koncepteve bazë të drejtësisë kushtetuese. Dhe Kushtetuta e Kosovës nuk ka asnjë defekt në këtë pikë”, tha ai.

