PDK: Jemi para Qeverisë, nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues

Nga D. V.
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një njoftim, ndërsa disa prej deputetëve të saj po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë, në pritje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, PDK ka bërë të ditur se deputetët e saj janë para Qeverisë, duke paralajmëruar vazhdimin e veprimeve politike kundër zhvillimeve të fundit institucionale.

“Republikë – Kushtetutë! Sot jemi para Qeverisë, krahas veprimeve të tjera që po ndërmarrim. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ndërkohë, PDK pritet të mbajë edhe një konferencë për media, ku pritet të japë më shumë detaje lidhur me veprimet e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër