Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.

Gjatë bisedës u vlerësua niveli i lartë i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes.

Peleshi theksoi rolin e Greqisë si partner strategjik dhe mbështetëse e vendosur e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Greqia është një vend fqinj, mik i Shqipërisë. Ajo është partnerja jonë në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, si dhe një mbështetëse e vendosur e anëtarësimit tonë në BE”, theksoi Peleshi.

Ai shtoi se lidhjet historike dhe kulturore, si dhe roli i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri, krijojnë ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve.

“Me Greqinë na lidh jo vetëm e kaluara e përafërt historike dhe ngjashmëritë e thella kulturore. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përbëjnë gjithashtu ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve e popujve tanë për të sotmen e të nesërmen”, nënvizoi Peleshi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër