Peleshi pret ambasadorin e Shtetit të Katarit

Nga D. V.
159 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Peleshi theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen më tej

“Marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve tona po forcohen më tej përmes bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe klimës pozitive për rritjen e investimeve të Katarit në Shqipëri”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi gjithashtu vuri theksin tek angazhimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, në shërbim të sigurisë dhe paqes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër