Për një muaj janë dhënë 291 leje ndërtimi, duke përfshirë 722 banesa të reja

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor ZHurnal.mk – Për ndërtimin dhe rikonstruktimin e objekteve të larta dhe të ulëta janë dhënë 291 leje ndërtimi Brenda muajit në Maqedoninë e Veriut. Aty planifikohet ndërtimi edhe I 722 banesave të reja me sipërfaqe mesatare prej 90 metra katrorë.

“Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 577 429 000 denarë, që është për 41.8 % më krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me prillin e vitit të kaluar, numri i lejeve të dhëna është ulur për 38 përqind.

Më së shumti leje ndërtimi janë dhënë për investitorët fizik (67 %) dhe për objektet e larta (71 %).

artikuj të ndërlidhura