Nesër pa energji elektrike pjesë të Tetovës dhe fshatit Brodec

Nga Xh M
1,097 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 10 qershor Zhurnal.mk – Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër, më 11 qershor 2026 (e enjte), pa energji elektrike do të mbeten dy zona në rajonin e Tetovës.

Ndërprerja e parë do të përfshijë një pjesë të lagjes Drenovec në Tetovë, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

Ndërkaq, ndërprerja e dytë do të prekë një pjesë të fshatit Brodec, ku energjia elektrike do të mungojë nga ora 09:30 deri në ora 14:00.

Nga kompania e elektrodistribucionit bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara dhe realizohen me qëllim të përmirësimit të rrjetit dhe rritjes së stabilitetit në furnizimin me energji elektrike.

Qytetarëve u rekomandohet që me kohë t’i shkëpusin pajisjet elektrike nga rrjeti dhe t’i përshtatin aktivitetet e tyre ditore me orarin e ndërprerjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër