Mexhiti: Lidhja e Prizrenit, një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare

Nga Xh M
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor Zhurnal.mk – Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, duke e cilësuar atë si momentin që shënoi fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Përmes një statusi publik, Mexhiti theksoi se më 10 qershor 1878, në Prizren, u artikulua qartë vullneti i shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve, identitetit dhe të drejtave kombëtare.

“Sot, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare, një moment që shënon fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare”, thuhet në reagimin e tij.

Ai vlerësoi se Lidhja e Prizrenit mbetet simbol i unitetit, vetëdijes kombëtare dhe përpjekjes së organizuar për të ardhmen e kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij, Mexhiti riafirmoi rëndësinë e vlerave të bashkimit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar, duke i cilësuar ato si udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër