Përvjetori i Epopesë së UÇK-së: Kasami, Ibrahimi dhe Azizi përkujtojnë sakrificën e familjes Jashari

Nga B.M
1,418 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë/Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Me rastin e përvjetorit të Epopeja e UÇK-së, kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i Lëvizja BESA, Bilall Kasami, ka përkujtuar sakrificën e Adem Jashari dhe familjes Jashari, duke theksuar se qëndresa e tyre në Prekaz përbën themelin e lirisë dhe shtetit të Kosovë.

Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, Kasami u shpreh se ngjarjet e marsit në Prekaz përfaqësojnë një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë kombëtare shqiptare.

“Sot kujtojmë Epopesë e UÇK-së, ditët kur në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare. Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte mesazhi i fuqishëm se populli shqiptar nuk dorëzohet përballë padrejtësisë. Nga Prekazi u ngrit zëri i një kombi që kërkonte dinjitet, liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet. Ajo sakrificë u bë themel i shtetit të Kosovës dhe frymëzim për çdo shqiptar. Lavdi e përjetshme Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Kasami, transmeton Zhurna.mk.

Me rastin në fjalë nuk ka munguar komenti edhe i ish-kryetarit të “ALTERNATIVA”-së, Zeqirija Ibrahimi, i cili theksoi se sakrifica e familjes Jashari mbetet busull orientimi për brezat e sotëm.

“Lavdi e lutje! 28 vjet kujtim me përulësi, dhimbje e mburrje! Adem Jashari dhe të gjithë ata që pushojnë në këto varre, duke e kaluar pragun e jetës së kësobotshme, na mësuan se jeta nuk ka kuptim pa liri. Andaj, ata në vend të robërisë së turpshme zgjodhën përjetësinë e lavdishme. Sakrifica e tyre u shndërrua në epope që sot është busull e orientimit tonë kombëtar e njerëzor. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Ibrahimi.

Ndërkohë, edhe sekretari organizativ i Lëvizja BESA dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se figura e Adem Jasharit mbetet simbol bashkimi për të gjithë shqiptarët.

“Nuk ka figurë më unifikuese sesa ajo e komandantit legjendar Adem Jashari. Lufta e tij heroike dhe sakrifica sublime e Jasharajve për liri, bashkoi tërë kombin, pa dallim feje, krahine e ideje. Lavdi pafund familjes Jashari, nënë Zaides, bacit Shaban, bacit Hamzë e Adem Jasharit!”, ka shkruar Azizi.

Epopeja e UÇK-së shënon qëndresën heroike të familjes Jashari në mars të vitit 1998 në Prekaz, ngjarje që konsiderohet një nga momentet kyçe në historinë e luftës për lirinë e Kosovës, transmeton Zhurna.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër