Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici

Nga D. V.
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Sipas Policisë, rreth orës 20:20, një vozitës kosovar, duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, ka goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe një zyrtar policor që ishte duke rregulluar komunikacionin.

Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.

Për aksidentin dhe lëndimet e raportuara ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, ndërsa më herët ishte raportuar se në aksident ishin përfshirë katër automjete.

I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër