Prattipati takon kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Isufajn – për të dytën herë brenda shtatorit

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, u takua me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Annu Partipatti, ushtruesen e detyrës së Zëvendës-shefes së Misionit, Wylita Bell, si dhe me anëtarë të tjerë të ekipit të Ambasadës së SHBA-së.

Gjatë takimit, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Partipatti dhe u.d zv.shefja e misionit Bell, falënderuan Isufajn për bashkëpunimin e suksesshëm, i cili ka ndihmuar në avancimin e prioriteteve kombëtare të SHBA-së, përfshirë ndjekjen penale të krimit transnacional që lidhet me kontrabandimin e migrantëve dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe luftën kundër organizatave kriminale transnacionale.

Në njoftim thuhet se bashkëpunimi në këto fusha mbetet jetik për trajtimin e krimit transnacional dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar organizatat kriminale.

Ndryshe, një takim mes tyre ishte zhvilluar edhe më 11 shtator.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër