Tiranë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ashtu siç ishte paralajmëruar, para ambienteve të Kuvendit po mbahet sot protesta e radhës.
Për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë rreth zonës së Kuvendit në mënyrë që të ndalë avancimin e protestuesve.
Protestës së sotme të studentëve në ditën e dhjetë i janë bashkuar Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) si dhe qytetarë.
Prej disa ditësh kryeqyteti është përfshirë në protesta ku nuk kanë munguar aktet e rënda të dhunës, përfshirë djegien e institucioneve publike, bizneseve private si dhe dëmtimin e sinjalistikës rrugore.
