Tiranë, 18 qershor Zhurnal.mk – Ndryshimi i intenerarit të protestuesve duke marshuar drejt Parlamentit i kapi të papërgatitur deputetët të cilët u pikasën duke u larguar nga ambientet e Kuvendit. Disa deputetë socialistë u përballën me turmën teksa ndaj tyre pati thirrje dhe fishkëllima.
Menjëherë pas grumbullimit të protestuesve para Kuvendit, eskorta e kryeministrit Edi Rama është parë teksa largohet pak para se pjesa tjetër e qytetarëve të bashkohej në protestë para Parlamentit.
Rama u bashkua pasdite në seancën plenare ku qëndroi për disa çaste gjatë votimit të amnistisë penale dhe më pas u largua përshkak të protestave. Pak minuta pasi u pa eskorta e Ramës, kaloi edhe eskorta e kryeparlamentarit Niko Peleshi.
