Provimi i jurisprudencës në shqip, Sali: Në grupin e punës po bëhen diskutimet finale

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor Zhurnal.mk – Duke folur për takimin e grupit të punës për provimin e jurisprudencës, zv/kryeministri Bekim Sali ka njoftuar se ende po diskutohet faza finale megjithatë sipas Sali, studentët pjesën praktike do ta kryejnë në gjuhën maqedonase për shkak se studentët para se të realizojnë provimin e jurisprudencës për 1 ose 2 vjet praktikën profesionale e realizojnë në gjuhën maqedonase. Zv/ kryeministri Sali, njoftoi gjithashtu se të gjitha materialet praktike janë në gjuhën maqedonase.

“Në këtë periudhë do të ballafaqohet dhe do të praktikon profesionin e tij të ardhshëm me materiale të cilat vijnë nga arkivi dhe funksionojnë në gjuhën maqedonase dhe këtë pjesë praktike të cilën e ka punuar duhet ta jap para një komisioni që nuk mendoj se është ndonjë risi që nuk mendoj se duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë për shkak se është praktikë që është në periudhën e deritanishme”.

Sali tha se studentët do të jenë të njoftuar me kohë për zgjidhjen finale dhe se aktualisht pritet vendimi politik dhe diskutimi me ekspertët.

“Studentët do të jenë të informuar në momentin kur do të kryhet për arsye se ekspertët kryer pjesën e tyre të propozimeve, pjesa politike duhet të sjell konsenzus dhe marrëveshje politike dhe e gjithë kjo do të kaloj përmes deputetëve në parlament, në momentin që kalon në parlament do të njoftohen edhe studentët se cili është teksti final me të cilin ata do të mund ta marrin provimin e jurisprudencës në të ardhmen”.

Sali mes tjerash njoftoi se grupi punës ka përfunduar punët e saja dy javë më parë, ndërkaq potencoi se dje ka qenë takimi final mes politikës dhe ekspertëve. Ndonëse ende nuk na një version final, për studentët është i papranueshëm propozimi që një pjesë e provimit të jetë në shqip e një pjesë në maqedonisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër