PTHP për Bogdancin: Indikacionet fillestare çojnë drejt vrasjes dhe vetëvrasjes, është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe janë siguruar incizime

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Indikacionet fillestare për rastin në Bogdancë çojnë drejt një vrasjeje dhe vetëvrasjeje, por ngjarja do të hetohet plotësisht.

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se është kryer ekspertizë në vendngjarje, janë siguruar incizime nga video-mbikëqyrja, ndërsa trupat janë dërguar për autopsi.

“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kreu ekspertizë në vendngjarje dhe lëshoi disa urdhra për sigurimin e provave me qëllim hetimin e shkaqeve të ngjarjes. Është lëshuar urdhër për autopsi të trupave të personave të ndjerë, ndërsa janë siguruar edhe incizime nga video-mbikëqyrja. Indikacionet fillestare çojnë drejt vrasjes dhe vetëvrasjes, megjithatë ngjarja do të hetohet në tërësi”, thuhet nga PTHP-ja.

artikuj të ndërlidhura