Qamili: Fundjava në Tetovë shënohet me projekte të përfunduara dhe punime që po avancojnë

Nga Xh M
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 korrik Zhurnal.mk – Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka bërë një përmbledhje të punimeve infrastrukturore që janë realizuar dhe atyre që po vazhdojnë në territorin e komunës.

Sipas tij, është përfunduar rruga në fshatin Xhepçisht, ndërsa është siguruar edhe uji për pije për banorët e Reçicës së Vogël.

Qamili njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit dhe asfaltimin e rrugëve 169 dhe 170 në Reçicë të Vogël, ndërsa në fazën përfundimtare ndodhen edhe punimet në rrugën Poroj – Xhepçisht.

“Fundjavë të mbarë nga Tetova: E përfunduar rruga në fshatin Xhepçisht, uji për pije në Reçicë të Vogël, kanalizim dhe asfaltim në rrugët 169 dhe 170 në Reçicë të Vogël, si dhe në përfundim rruga Poroj – Xhepçisht. Punë përditë. Për Tetovën tonë!”, ka shkruar Qamili në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër