Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

Nga D. V.
1,656 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili ka folur për mediat në lidhje me kërkesën e Këshilltarëve të AKI-së për seancë urgjente të këshillit, për të diskutuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve shqip të rrugëve dhe shesheve të Tetovës.

Ai tha se këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese, sepse vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve shqip, ka qenë vendim gjysmak nga BDI, teksa tani do të regjistrohen sipas ligjit.

“Këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese. Po shfuqizohet një vendim i vitit 2007, që realisht nuk ka qenë kurrë në fuqi, sepse ato emra shqip nuk kanë qenë të regjistruara askund ashtu. Nuk e di pse po reagon BDI dhe atë për Komunën e Tetovës, le të reagojnë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Këto veprime janë defokusim nga një moment kur ne po punojmë për zgjidhjen e duhur të kësaj çështje, kur po finalizojmë emërtimin e rrugëve sipas ligjit, sipas vendimit të Këshillit por dhe miratimit nga qeveria”, tha Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër