Qeveria dërgon në Kuvend emrat e rinj të zv. ministrit të Arsimit dhe Mbrojtjes

Nga D. V.
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar deri tek Kuvendi emrat për të plotësuar vendet e zbarzura të zv/ministrit të Arsimit dhe Mbrojtjes.

Për zv/ministër të Arsimit është propozuar Driton Sulejmanin, i cili ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të koalicionit VLEN, ndërsa më herët ka qenë edhe këshilltarë në komunën e Kumanovës, nga radhët e partisë Alternativa.

Ndërsa për zv/ministër të Mbrojtjes është propozuar Admir Shabani, i cili më herët ka qenë zëdhënës i KSHZ-së.

Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër