Qeveria ofron subvencion 12 € për karrige, “Ryanair” kërkon 25 €, Nikolloski: Kërkesat e tyre janë të pamundura

Nga Xh M
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski ka dhënë detaje nga bisedimet me kompaninë ajrore me buxhet të ulët “Ryanair”, për futje në tregun e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Nikolloski tha se kërkesat e kompanisë nuk përshtaten me tregun tonë, respektivisht se kompania ka kërkesa të pamundura.

“Do të jem i drejtpërdrejtë. Nuk mendoj se është mirë pr tregun e Maqedonisë, sepse kushtet që po i vendosin janë të pamundura. Ne për momentin japim subvencione 9 euro për Aeroportin e Shkupit, 12 euro për Aeroportin e Ohrit, që janë nga subvencionet më të larta që mund t’i gjeni në rajon, dhe jorastësisht 28 linja të reja ajrore janë hapur për më pak se 2 vjet nga zgjedhja e kësaj qeverie. Kërkesat e Ryanair janë 25 euro subvencion për karrige, që është më shumë se 2,5 herë për Aeroportin e Shkupit. Kërkesa është që me prioritet të shërbehen avionët e tyre. Kërkesa është që mos të shfrytëzohen asnjë nga shërbimet e Aeroportit të Shkupit dhe Ohrit, kanë edhe shkallë të tyre në avion. Dhe kërkesa është që të anulohen disa linja”, tha mes tjerash Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër