Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta

nga Xh M

Shkup, 22 prill – Disa qytetarëve dhe personave juridikë, nga ana e kryerësve të cilët prezantohen rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it, janë drejtuar ftesa të rreme kinse lidhur me një hetim vijues, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori i Krimit Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate për sanksionimin ligjor të kryerësve”, theksohet në kumtesën.

Sektori i Krimit Kompjuterik u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve juridike që të mos hapin dokumente të bashkëngjitura në kuadër të mesazheve që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur për ta, të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji dhe subjektet juridike të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur sistemet e tyre kompjuterike nga souftueri potencial me qëllim të keq në përputhje me procedurat e tyre të brendshme të sigurisë kibernetike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More