Rafajllovski: Ministrat duhet të kenë paga mbi 10 mijë euro, ndërsa për korrupsion të ketë dënime të rënda

Nga Xh M
183 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Goran Rafajllovski deklaroi se ministrat në Maqedonia e Veriut duhet të kenë paga shumë më të larta, me qëllim që të zvogëlohet korrupsioni dhe të tërhiqen kuadro cilësore në institucionet shtetërore.

Duke folur në emisionin “Biznis 21”, Rafajllovski tha se shoqëria duhet të ndalojë debatin për lartësinë e pagave të politikanëve, pasi sipas tij, përgjegjësitë që bartin funksionarët janë shumë të mëdha.

“Nëse duam të mos ketë vjedhje dhe korrupsion, atëherë funksionarët duhet të paguhen mirë. Ministrat menaxhojnë procese të rëndësishme dhe marrin vendime që ndikojnë në ekonominë e shtetit”, tha ai.

Sipas Rafajllovskit, ministrat duhet të kenë paga prej të paktën 10 mijë eurosh në muaj, ndërsa ata që sjellin investime të mëdha për shtetin duhet të shpërblehen shtesë.

“Ai që sjell investime të mëdha dhe realizon projekte të rëndësishme duhet të marrë shpërblim. Nëse dikush sjell një miliard euro investime, normalisht që duhet të vlerësohet”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai theksoi se krahas pagave të larta duhet të ketë edhe përgjegjësi të ashpër ligjore për çdo rast korrupsioni.

“Nëse një funksionar vjedh ose përfshihet në korrupsion, atëherë duhet të dënohet minimum me 20 vjet burg”, deklaroi Rafajllovski, duke shtuar se në këtë mënyrë shteti do të kishte më pak humbje financiare dhe institucione më efikase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër