Rama ndan mesazhin: Besim, empati, shërbim, angazhim

Nga D. V.
469 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama, publikoi sot në rrjetet sociale një mesazh drejtuar qytetarëve përmes të cilit shkruan me shkrim dore katër fjalë kyçe, “besim, empati, shërbim, angazhim”.

Mesazhi vjen pasi kreu i qeverisë prezantoi pak javë më parë dokumentin politike “Besa”, një platformë që ai e ka cilësuar si një aleancë të re për rikthimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Përmes kësaj platforme synohet që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më si “prerje në besë”, por si procese ku qytetarët ndihen të dëgjuar, të informuar dhe të respektuar.

Më herët kreu i qeverisë ka theksuar se është zgjedhur qëllimisht emri “Besa” pasi, sipas tij, nuk ekziston një fjalë tjetër që shpreh më mirë nevojën për rikthimin e besimit mes shtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, platforma synon ta kthejë kritikën në vlerë, zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën në një test pjekurie të demokracisë.

Dokumenti politik u prezantua gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pas protestave të zhvilluara prej javësh para Kryeministrisë të njohura ndryshe si “revolucioni i flamingove”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër