Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë do të tregojë se ka përparim, ka përshpejtim të reformave

Nga Xh M
1,165 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Ka përshpejtim të procesit të reformave krahasuar me raportin e vitit të kaluar për progresin dhe sinqerisht shpresoj që raporti i këtij viti të tregojë se është bërë përparim dhe se do të ketë rezultate, deklaroi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, gjatë vizitës në Krushevë, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske për raportin e progresit të Maqedonisë në reforma.

Sipas Rokasit, aktualisht është në përgatitje Raporti i Komisionit Evropian, i cili duhet të finalizohet në shtator, ndërsa deri në fund të qershorit është afati për hapat dhe masat që duhet t’i zbatojnë Qeveria dhe ministritë.

– Ajo që mund të theksohet në raport është se deri tani është bërë punë shumë e madhe dhe e vështirë. Jam i bindur se ky do të jetë një raport që do të tregojë përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Por ajo që është më e rëndësishme është agjenda e reformave. Bashkimi Evropian ka bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë dhe ministritë për të bërë përparim në disa fusha. Sa i përket disa hapave apo masave që duhej të ishin zbatuar deri tani nga Qeveria dhe ministritë, afati i tyre përfundon në fund të qershorit. Megjithatë, në përgjithësi, krahasuar me raportin e vitit të kaluar, mund të thuhet se ka përshpejtim të procesit të reformave, prandaj sinqerisht shpresoj që raporti i këtij viti të tregojë se është bërë përparim dhe se do të ketë edhe rezultate – deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Mihalis Rokas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër