Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku do të takohen sot në Kuvend

Nga D. V.
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Marrëveshje s’ka akoma, por takimet mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku po vazhdojnë.

Edhe sot, raportohet se dyshja do të kenë një diskutim tjetër, për çështjen e presidentit, transmeton Klankosova.tv

Deri më tash nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, megjithëse dy palët kanë lënë të kuptohet se do të ketë takimet të tjera.

Ndryshe, sot në 23:59, përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Ky proces nuk u përmbyll siç pritej, në paraditen e 6 gushtit, pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për t’u marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për pozitën e shefit të shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër