Regjim i posaçëm i komunikacionit në qendër të Shkupit

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot, duke filluar nga ora 11, do të mbajë protestë para Qeverisë, në bulevardet Ilinden dhe Shën Klimenti i Ohrit. Për shkak të protestës, nëse është e nevojshme, komunikacionit do të rikahëzohet në rrugët përreth, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për këto arsye, Njësiti i Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm qarkullimi në rrugët përreth trasës së lartëpërmendur”, theksojnë nga MPB dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More