Rënie e kostos në ndërtimtari te objektet e reja

Nga Xh M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shpenzimet për ndërtimin e objekteve të reja për banim individual kanë shënuar rënie të vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e vitit paraprak indeksi i kostos në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual janë zvogëluar për 0.5%, kostot për materiale janë zvogëluar për 1.1%, ndërsa e kostot për punonjësit janë zmadhuar për 0.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me tremujorin e tretë, në tremujorin e katërt të vitit 2025 u regjistrua rënie e kostos te materialet për 1 %, ndërsa kosto për punonjësit 1 %, ashtu që kosto në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit shënoi rënie për 0.4 përqind.

Në krahasim me vitin 2021, kosto e ndërtimit shënoi rritje për 24.8 përqind, kosto e materialit 13.4 përqind, ndërsa kosto e punëtorëve 57.9 përqind.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër