Rezolutat e institucioneve të pavarura në filtrin e komisionit ‘Xhafaj’, zbulohet si do të monitorohet performanca e tyre

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur si komisioni “Xhafaj”, kaloi në filtër katër projekt-rezoluta të katër institucioneve të pavarura: Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Departamentit të Administratës Publike, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Me praninë vetëm të Gjin Gjonit, anëtar i opozitës në këtë komision, Fatmir Xhafaj tregoi se përse është i nevojshëm diskutimi në këtë komision i projekt-rezolutave përpara votimit në Parlament.

“Ky është një proces i rëndësishëm parlamentar, sepse ka të bëjë me përmbushjen e njërit prej tre misioneve kryesore kushtetuese të Kuvendit, atë të mbikëqyrjes parlamentare, por edhe me një reflektim dhe zbatim ndaj rekomandimeve të BE-së dhe angazhimeve të shtetit shqiptar në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit”, u shpreh Xhafaj.

Më tej, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, tregoi mekanizmin e kontrollit të institucioneve të pavarura.

“Në Kuvend, me asistencën e ekspertëve dhe të projektit PACA, po hartohen treguesit kyç të performancës për të gjitha institucionet e pavarura, mbi të cilat do të ndërtohet një raportim i mbështetur në evidenca konkrete, në rezultate konkrete e të matshme dhe të monitorueshme nga Kuvendi”, u shpreh Xhafaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër