Rifillon rikonstruktimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pritet regjim i reduktuar i trafikut

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 24 mars, Zhurnal.mk – Në Gostivar pritet të rifillojnë punimet për rikonstruktimin e bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, duke nisur nga sot, njofton Komuna.

Sipas autoriteteve lokale, ndërhyrjet do të realizohen në krahun e majtë të bulevardit, nga hyrja e qytetit, duke përfshirë segmentin nga rrethrrotullimi në kryqëzimin me rrugën “Sedek Kostovski” deri te kryqëzimi me rrugën “Shumatovska”.

Gjatë zhvillimit të punimeve, trafiku në këtë zonë do të zhvillohet me regjim të reduktuar. Nga Komuna apelojnë tek qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe, kur është e mundur, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat.

Autoritetet lokale kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se këto punime janë pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër