Rina Ajdari: Do ta bllokojmë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, neni për përkatësinë etnike është i papranueshëm

Nga Xh M
1,032 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor Zhurnal.mk – Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, ka deklaruar se grupi parlamentar do ta kundërshtojë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat me të gjitha mekanizmat e paraparë nga Rregullorja e Kuvendit, ndërsa paralelisht do të propozojë edhe amendamente për përmirësimin e tij. Në një intervistë për lajmet qendrore në Alsat, Hajdari tha se Fronti Evropian do të angazhohet për bllokimin e ligjit, duke vlerësuar se ai nuk ka bazë të mjaftueshme juridike. Ajdari sqaroi se amendamentet do të shërbejnë për të argumentuar para opinionit publik se çfarë ndryshimesh i nevojiten ligjit për të qenë funksional dhe në përputhje me qëllimin që proklamon Qeveria.

“Do ta bllokojmë ligjin me të gjitha mekanizmat të cilat na e mundëson rregulorja e punës së Kuvendit, do ta bllokojmë megjithatë do të intervenojmë me amandamente. Ato do ti kemi për ta argumentuar përpara opinionit se çfarë realisht I duhet këtij ligji për të qenë I kirëfilltë ashtu siç e proklamon dhe ashtu siç e shet kjo Qeveri. Ligji nuk ka bazë juridike dhe kjo ëshë shumë e qartë. Do të intervenojmë..ka një dispozitë, është dispozita 6 e këtij ligji e cila thot që përkatësia etnike, deklarimi I përkatësisë etnike do të bëhet në mënyrë vullnetare megjithatë përkatësia etnike do të mund të verifikohet në bazë të emrit të individit I cili gjindet në letërnjoftim ose në një dokument tjetër zyrtar. Megjithatë, është e pamundur dhe e kemi thënë hapur në opinion që përkatësia etnike mund të verifikohet përmes emrit, pothuajse është e palogjikshme”, tha deputetja e Frontit Evropian, Rina Aajdari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër