Rinis gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati Cakrani: Akuza e SPAK bazohet mbi supozime

Nga D. V.
1,473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.

Gjatë seancës, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka kundërshtuar pretendimet e SPAK, duke deklaruar se akuza ndaj Metës bazohet në supozime.

Cakrani solli në vëmendje një intervistë të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për gazetën “Mapo”, ku sipas tij Meta është cilësuar si partner i Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar që udhëtonte shpesh drejt SHBA-së.

E sjell këtë episod për të kujtuar se në akuzën e SPAK pretendohet se vizitat e Metës kanë qenë të diktuara nga lobimet, por ambasadori i kohës thotë që Meta ishte mik i SHBA dhe udhëtonte shpesh.

Akuza bazohet mbi supozime.

Po diskutojmë disa muaj pasi Meta ishte bërë kryetar i Kuvendit. Ligji u propozua nga PS-ja, ndërsa LSI nuk ka pasur asnjë mundësi, për shkak të numrave, që të përcaktonte miratimin e tij.

Për vilën, u hoq dorë para se të kalonte ligji që ka shkuar në Kuvend dhe këtë ligj e ka mbrojtur kryeministri Rama, i cili me shumë patos ndau dy epoka të rëndësishme të minatorëve për servitutin.

Ku hyn zoti Meta në gjithë këtë histori?

SPAK nuk pyeti as Ramën, as Ruçin, as zotin Balla që të vinin e të na thoshin: “A i ka takuar Meta për këtë ligj?”.

Ndaj do t’i kërkoj që të vijnë e të dëshmojnë si dëshmitarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër