Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Likovë, 14 maj Zhurnal.mk – Në degën e Likovës është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve përgatitore për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Në një atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, janë zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Likovës në Kongresin IX të partisë. Gjithashtu, është miratuar edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të PDSH-së.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalim kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve organizative dhe nevojën për angazhim të përbashkët në forcimin e partisë.

Kuvendi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie, duke dëshmuar mobilizimin dhe përkushtimin e strukturave të degës së Likovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër