Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Eksperti Sinisha Pekevski në një intervistë për Alsat u shpreh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet të mbahen në këtë periudhë, pasi sipas vlerësimeve politike partia në pushtet ndodhet në një pozitë komode. Sipas tij, deklaratat për zgjedhje të reja po shihen më shumë si presion ndaj opozitës dhe si mesazh për partnerët e koalicionit qeverisës.
“Zgjedhje të parakohshme nuk besoj se do të ketë. Kjo është kushtimisht një lloj frikësimi i opozitës dhe njëkohësisht edhe mesazh ndaj partnerëve në qeveri. Sepse në këtë moment VMRO është komode edhe në këtë pozitë, edhe po të ketë zgjedhje të reja të parakohshme, nuk do të fitonte asgjë , VMRO përsëri do të fitojë numrin e njejtë të deputetve, por do te kishte më pak votues, sepse abstenimi do të ishte më i madh. Ndërsa nga ana tjetër,u konvenonte të ketë zgjedhje sepse opozita në bllokun politik shipëtar sikur te mos egiztojë për momentin .Apsolutisht nuk kanë nevojë për zgjedhje të parakohshme, vetëm ne rast se blejnë kohë për mjegullimin e opinionit”, tha Pekevski.
Pekevski theksoi opozita nuk ka të drejtë të flasë për bullgarët në Kushtetutë, pasi bëri marrëveshje me Bullgarinë, ndërsa populli nuk u konsultua fare. Sipas Pekevskit edhe retorika e pushtetit aktual dallon nga ajo që e kishte kur ishte në opozitë, kur paralajmëronte kornizë të re negociuese me BE-në.
“Çështjet kushtetuese janë çështje e jona, çështje maqedonase. Opozita absolutisht nuk ka kurrfarë të drejte të flasë për futjen e bullgarëve, është nënshkruar njëfarë marrëveshjeje që nuk arriti ta përmbushë. pa e pyetur popullin që jeton në Maqedoni a pajtohet me këtë. Kështu që absolutisht nuk ka kurrfarë të drejte të flasë për këtë temë. Nga ana tjetër, pushteti aktual fliste ndryshe gjatë fushatës politike. Se do të vijë deri te ndryshime të caktuara, lëvizje dhe njëfarë kornize të re, kushte më të mira, gjë që është iluzion, sepse ne nuk jemi ndonjë faktor me të cilin Evropa do të negocionte apo rinegocionte përsëri. Nuk jemi faktor që mund të ndikojë, sepse nuk kemi me çfarë kushti të bëjmë pazar. Ne më shumë duam të bëhemi pjesë e BE-së, se sa ata duan që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së. Të gjithë duhet ta kemi të qartë se nuk ekziston kurrfarë mënyre që ta shmangim . Vazhdimisht lëshohen teza se BE-ja do të reformohet dhe brenda saj nuk do të jetë më vendimmarrja unanime, por zgjerimi do të bëhet me një shumicë të kualifikuar ose të thjeshtë. Kjo nuk zgjidhet ne absolutisht nuk kemi mënyrë për të hyrë në BE”, deklaroi në intervistën në Alsat eksperti Sinisha Pekevski.
