Shkup, 16 Mars, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës (KrrE) ka njoftuar sot për vendim të tij për edhe një rritje të re të çmimeve të karburanteve për shitje me pakicë në vend, që nga dita e nesërme.
“Vendimi i sotshëm për çmimet maksimale të derivateve të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të bursës për produktet e naftës si dhe për shkak të rritjes së vazhdueshme të dollarit në raport me denarin gjatë periudhës së kaluar pesë ditore,” tha ky komision në një komunikatë.
Ky Komision tha se edhe rritja mesatare me vendimin e sotëm është 8,98 %, në raport me vendimin e datës 9.3.2026, çmimet e derivateve të naftës “mbeten më të ulëta” në rajon dhe në Evropë.
Çmimet maksimale të shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 7,00 den/l.
Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6,50 den/litër. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 4,867 den/kg.
ME vendimin e sotëm, nga nesër (17 Mars), çmimet e reja maksimale do të jetë këto:
• Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër);
• Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër);
• Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër):
• Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 89,50 (denarë/litër) dhe
• Mazut М-1 SU 47,453 (denarë/kilogram)
Rriten përsëri çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni të Veriut
2,052
Artikulli i mëparshëm
