Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Qarkullimi i bizneseve në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare shënoi rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe qarkullimi i bizneseve u rrit me 127 miliardë lekë, ose 7% më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
“Qarkullimi i bizneseve në sektorët kryesorë vijon të rritet, duke konfirmuar një ekonomi më dinamike dhe më të formalizuar”, u shpreh Malaj.
Sipas tij, ky zhvillim pasqyron ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare dhe forcimin e formalizimit të aktivitetit ekonomik, ndërsa rritja e qarkullimit mbështet edhe zgjerimin e bazës tatimore dhe krijimin e më shumë mundësive për investime e zhvillim.
Konkretisht vuri në dukje Malaj, 10% rritje shënon sektori i tregtisë; 9% rritje sektori i ndërtimit; 4% rritje sektori i shërbimeve; 2% rritje sektori i prodhimit.
Të dhënat konfirmojnë vijimin e trendit pozitiv të aktivitetit të biznesit në vend, në përputhje me treguesit e tjerë ekonomikë që kanë shënuar përmirësim gjatë vitit 2026.
