Sali takohet me Nicole Varnes, rikonfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-në

Nga I.A
1,163 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, ku është rikonfirmuar partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale, procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e prioriteteve të përbashkëta me interes për të dyja vendet.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes. Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë strategjik ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbyem mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i konsideruar ato një aleat të rëndësishëm dhe partner të besueshëm.

“Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet një shtyllë e rëndësishme e politikës sonë të jashtme dhe do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër